Me buxhetin e vitit të ardhshëm do të rriten pensionet

Pensionet bazike do të rriten për 20%

Me buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë rritje të pensioneve. Për pensionet bazike do të ketë 20 për qind rritje, ndërsa për pensionet kontributdhënëse do të ketë 15 për qind rritje. Kështu u tha pas takimit te Kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministrit të Financave, Bedri Hamza me Sindikatën e Pensionistëve të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli i ka njoftuar përfaqësuesit e kësaj sindikate se me buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë rritje të pensioneve.

Ai ka thënë se për pensionet bazike do të ketë 20 për qind rritje, ndërsa për pensionet kontributdhënëse do të ketë 15 përqind rritje.

“Ky ishte një premtim dhe marrëveshje që kishim bashkë me partnerët e koalicionit dhe jam i lumtur që kjo po realizohet. Falënderoj Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe ministrin Bedri Hamza, për kujdesin e veçantë në mbështetje të kësaj kategorie”, ka deklaruar Veseli.

Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, ka deklaruar se kujdesi institucional për pensionistët do të vazhdojë edhe më tutje.

Pensioni bazik i moshës u paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare. Ndërsa pensioni kontributpagues i moshës është pensioni i rregulltë mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish Fondin Pnesional të Kosovës para datës 01.01.1999. / 21Media 

 

Back to top button