Me çka udhëtojnë shqiptarët?

Brenda gjashtë muajve 1 milion e 120 mijë shqiptarë udhëtuan me avion

Shifrat tregojnë se shqiptarët kanë zgjedhur masivisht transportin ajror për të udhëtuar. Shifrat e  INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të këtij viti në Shqipëri, numri i pasagjerëve që udhëtuan me avion, arriti në 1 milion e 120 mijë, me një rritje prej 22.4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikim në këtë rritje kanë ka pasur edhe hyrja e disa linjave të reja në transportin ajror, të cilat për rrjedhojë kanë shtuar numrin e destinacioneve. Në total janë 18 kompani ajrore që kanë operuar gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti në ndryshim nga 15 që ishin në 2016, shkruan vizionplus.

Por rritje ka shënuar edhe udhëtimi me traget. Të dhënat flasin se edhe ky lloj transporti për periudhën 6-mujore është rritur me 18.2 %. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me udhëtimin me tren. Në total janë rreth 25 mijë qytetarë që kanë përdorur trenin si mjet për udhëtim. Por ndryshe nga një vit më parë, shifra e udhëtarëve kane përdorur transportin hekurudhor, ka pësuar një rënie drastike prej afro 55 %.

Ky fakt lidhet edhe më gjendjen e hekurudhës shqiptare e cila është thuajse e papërdorshme dhe e amortizuar. Ministria e Transporteve së bashku edhe me BERZH ka nisur procedurat për gjetjen e nje skeme për të dhënë me koncesion hekurudhat, por deri më tani nuk ka ende nje finalizim.

Back to top button