Policia identifikon dhe arreston një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje’

Policia identifikon dhe arreston një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje’

Me datën 16 shkurt 2018 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në një shtëpi banimi në fshatin Rogovë të Gjakovës gjendej një trup i një femre pa shenja jete.

Policia me të gjitha ekipet relevante ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër rome/kosovare e moshës 55 vjeçare, ka njoftuar policia e Gjakovës.

Me rastin e këqyrjes së vendit të ngjarjes Policia fillimisht ka dyshuar se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë marrë të gjitha masat operativo-hetimore si dhe nga raporti mjekoligjor është konstatuar se kemi të bëjmë me vdekje të dhunshme respektivisht vrasje.

Pas shumë veprimeve hetimore Policia ka arritur që pas pesë ditësh të identifikojë dhe të arrestojë kryesin e kësaj vrasje. F. G. lindur me 1981, mashkull/rom/kosovar, është personi që është arrestuar nga plicia lidhur me vrasjen.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i arrestuari po mbahet në ndalim policor dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal./21Media