Shuhen tetë anëtarët e një familjeje

Shuhen tetë anëtarët e një familjeje

Përcillën për në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes Lala në Durrës.

Nga rrenojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit arriti të dalë i gjallë vetëm Reme Lala, djali 16 vjeçar.

Mes viktimave janë dhe fëmijët binjakë vetëm dy vjeç.

Në ceremoninë e homazheve i pranishëm ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Sot iu dha lamtumira e fundit:

Sehadete Lala, 79 vjeçe
Ilir Lala 52 vjeç
Marjeta Isuf Lala 31 vjeç
Griselda Lala 19 vjeçe
Amelia Lala 8 vjeç
Emilio Albert Lala 7 vjeç
Dionisa Albert Lala 2 vjeç
Enis Lala 2 vjeç