Grizemann tash e dy muaj në Barcelonë

Grizemann tash e dy muaj në Barcelonë

Antoine Griezmann insistoi se atij do t’i duhet kohë për të krijuar lidhje të mirë në fushën e lojës me Lionel Messin dhe Luis Suarezin pasi Barcelona mbrëmë barazoi me Borussia Dortmundin në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Ky është muaji im i dytë që kur kam ardhur këtu. Unë duhet të mësohem me këtë dhe të luaj më shumë me ta për t’i kuptuar lëvizjet e Suarezit dhe Leos. Ne goditëm në portë mjaftueshëm dhe duhet të përmirësohemi dhe të punojmë për këtë gjë. E fituam një pikë kundër Dortmundit dhe nuk është keq“, deklaroi Griezmann.

Në ndeshjen që u zhvillua dje, mes Borussia Dortmund dhe Barcelonës, rezultati përfundoi pa gola. Antoine Griezmann luajti për 90-të minuta.