Loredana në formë të mirë trupore

Loredana në formë të mirë trupore

Kanë kaluar dhjetë muaj që kur rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është bërë nënë për herë të parë.

Loredana për një kohë shumë të shkurtër arriti të rikthehet në formë të shkëlqyer fizike, madje ajo është edhe me e dobët se para shtatzënisë.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, reperja ka treguar se ka arritur që të humb peshë në mënyrë natyrale, pa u stërvitur në palestër.

Ndryshe, më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Ata janë bekuar me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana Zefi janë mjaft të komentuar për një ndarje të mundshme të tyre, mirëpo ende asnjëri prej tyre nuk e ka mohuar as pohuar një gjë të tillë./21Media