Ramadani ka folur për aksidentet e shumta me fatalitet gjatë verës

Ramadani ka folur për aksidentet e shumta me fatalitet gjatë verës

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani në “Click” të RTV21 ka folur për numrin e aksidenteve të mëdha më fatalitet gjatë verës në Kosovë.

Ramadani tha se elementi i cili i ka ikur Qeverisë në detyrë ka qenë pikërisht çështja e sigurisë në komunikacion, shkruan rtv21.tv

Ramadani tha se sivjet muajt e verës kanë qenë më të rëndit pasi që 80 persona kanë humbur jetën në aksidente të komunikacionit.

Tutje Ramadani tha se në Kosovës ekziston një Këshill kombëtarë për sigurinë rrugore i cili është nivel politik dhe i cili udhëhiqet nga ministri i Infrastrukturës dhe nga ai i Punëve të Brendshëm dhe të cilët sipas Ramadanit nuk janë marrë më atë punë dhe e kanë neglizhuar./21Media