Suhareka bëhet edhe me një shkollë

Suhareka bëhet edhe me një shkollë

Sot ka filluar viti i ri shkollor 2019/2020 në Kosovë. Në këtë ditë u bë edhe inaugurimi i një shkolle në Tërrnje të Suharekës që mbanë emrin e poetit “Vaso Pashë Shkodrani”.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

“Ky projekt i Komunës i përfunduar për një vit, si rezultat i angazhimit të kryetarit Bali Muharremaj, dëshmon përkushtimin tonë për edukimin”, ka thënë Haradinaj.

Ai përmedi edhe të arriturat e Qeverisë në fushën e arsimit.

“Si Qeveri, kemi rritur buxhetin për arsimin për 12% dhe kemi miratuar Ligjin për arsimtarët e viteve ‘90 që ua njeh atyre të drejtat e mohuara për dy dekada, kurse me Ligjin e Pagave, kanë përfituar rritje edhe mësuesit dhe arsimtarët. Jemi të përkushtuar për rritjen e ciësisë së edukimit, sipas standardeve europiane”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Drejtori i shkollës, Jeton Vranoci, tha se sot është ditë e veçantë për banorët dhe nxënësit e fshatit, por edhe për mësimdhënësit e kësaj shkolle, sepse sot po krijohen mundësi të reja për nxënien e diturisë, që ishte ëndërr e secilit.

Një fjalë para të pranishmëve e mbajti edhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj./21Media