Barcelona-Chelsea më shumë se një ndeshje futbolli

Barcelona-Chelsea më shumë se një ndeshje futbolli

Me fitoret e Romës ndaj Shakhtarit dhe Sevillës ndaj Manchester Unitedit, janë mësuar 6 skuadra çerefinaliste në Ligën e Kampionëve.

Tani më shtetet si Italia, Anglia dhe Spanja, kanë nga 2 skuadra në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Italia përfaqësohet nga Juventusi dhe Roma, Anglia me Liverpoolin dhe Manchester Cityn, ndërsa Sevilla dhe Reali përfaqësojnë Spanjën.

Image result for Barcelona-Chelsea 2018

Dueli në mes Barcelonës dhe Chelseat do të tregojë se cili shtet dominon në këtë konkurrencë të garave.

Sfida e parë në Londër u mbyll me barazim 1-1, dhe Barcelona ka nevojë për fitore minimale ose barazim pa gola, që të kalojë në çerekfinale, për të verifikuar dominimin e Spanjës.

Në katër vitet e fundit, titulli në Ligën e Kampionëve ka përfunduar në sirtarët e skuadrave spanjolle, 3 herë te Real Madridi dhe Barcelona.

Po ashtu Bayerni sonte i shkon Besiktashit në Turqi për të zhvilluar ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Bayerni në Gjermani skuadren turke e kishte mposhtur me rezultat 5-0.

Image result for Besiktas- Bayern Munich