Festë në familjen e Ritës

Festë në familjen e Ritës

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora vitin 2020 e filloi duke punuar për projekte të reja që pritet t’i publikoj së shpejti, shkruan rtv21.tv

Përveç punës së madhe që e ka Rita është shumë aktive edhe në rrjetin social Instagram. Sot këtë rrjet artistja e ka shfrytëzuar për ta uruar nënën e saj me rastin e ditëlindjes së saj.

“Urime ditëlindjen nënë. Faleminderit për gjithçka që bën, ti je një inspirim”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, Rita Ora sot është deklaruar pas ndihmës që i dha një familjeje të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Rita Ora ndërtoi një shtëpi për familjen Sala në Shqipëri, e cila dje hyri në shtëpinë e re. /21Media