Adelina dhe Bardhyli u martuan para tetë vjetëve

Adelina dhe Bardhyli u martuan para tetë vjetëve

Këngëtarja e njohur e estradës kosovare, Adelina Thaçi sot shënon datë të veçantë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Bardhyl Meta sot festojnë tetë vjetorin e martesës, shkruan rtv21.tv

Në këtë datë të shënuar, Adelina e uroi personin e zemrës me fjalë të mira, si dhe publikoi disa imazhe të bukura ndër vite, në të cilat shihet me bashkëshortin.

“Sot 8 vite kurorezuam gjithe dashnine tone.
Pergjate viteve u bekuam me dy vajzat tona Fionen e Melisen.
Keto vite perjetuam emocione te jashtezakonshme, gezimi e idhnimi,por bashke tejkaluam sfida te randa e i lame pas duke u forcu dhe me shume.
Jam e lumtune qe qdo dite e gezojm me shendet te mire, e femijet i kemi mire.
Gezuar 8 vjetori i marteses sone, shnet e gezime bashkeudhetari im!”, shkroi Adelina në instagram për 4 mijë e 705 ndjekësit e saj.

Në imazhet e publikuara, Adelina po merr pëlqime dhe komente të shumta.

Adelina prej vitesh është e martuar me politikanin, Bardhyl Meta dhe së bashku kanë dy vajza, Fionën dhe Melisën./21Media