Adelina Tahiri me një dedikim të veçantë për të birin në ditëlindjen e parë

Adelina Tahiri me një dedikim të veçantë për të birin në ditëlindjen e parë

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri para një viti mori për herë të parë epitetin nënë.

Ajo solli me bashkëshortin e saj Seriozha Markov, sollën në jetë një djalë të cilin e pagëzuan Jon, shkruan rtv21.tv

Sot në ditëlindjen e parë të Jonit, bukuroshja nga Shkupi ka publikuar imazhe të ndryshme të vogëlushit dhe ka bërë një dedikim special për të në Instagram.

“Faleminderij Zotin qe te kam 🙏 urime ditindjen e pare J E T A MaMiT. Shendeti dhe lumturia qofshin gjithmone me ty.”, ka shkruar Adelina.

Adelina në fund të vitit 2017 e kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Seriozha Markov, ndonëse lidhja e saj me të u komentua shumë në media, madje mori kritika nga fansat për shkak të

përkatësisë etnike të biznesmenit Markov, Adelina u doli ballë duke thënë ajo është shumë e dashuruar në burrin e saj.