Një urim i veçantë nga Meghan për princin Harry

Një urim i veçantë nga Meghan për princin Harry

Një ndër personazhet më të rëndësishme në historinë e familjeve mbretërore, Princi Harry, sot feston ditëlindjen e 35-të. Një urim tejet të veçantë ia shkroi partnerja e tij, dukesha Meghan Markle, të cilin e shoqëroi me fotografi të djalit të tyre Archie, i cili u lind në muajin maj të këtij viti, transmeton rtv21.tv

“Shërbimet e juaja për kauza të ndryshme, thellësisht më inspirojnë mua çdo ditë. Ti je bashkëshorti më i mirë dhe babai më i mrekullueshëm për djalin tonë. Të duam. E paç ditëlindjen më të lumtur”, ishte dedikimi i dukeshës për të.

Ky postim u shoqërua me një koleksion fotografish të princit Harry gjatë jetës së tij, duke filluar si foshnje në krahët e nënës së tij, princeshës Diana dhe përfundon me një fotografi të papublikuar më parë të tij me djalin Archie dhe me gruan e tij, Meghan.

Duka dhe dukesha e Sussexit po kritikohen shumë se po e mbajnë diskrete jetën e tyre./21Media