Ja një metodë e lehtë

Ja një metodë e lehtë

Hudhra sjellë shumë të mira dhe jo vetëm në kuzhinë. Atë mund ta përdorni edhe si produkt kozmetik, sepse ndikon shumë mirë sidomos për kujdes ndaj flokëve. Andaj, ju sjellim një metodë të lehtë.

Hudhra ka nivele të larta të alicinës, e cila është vërtetë e dobishme në luftën kundër zbokthit. Mund të parandalojë gjithashtu problemet e humbjes së flokëve.

Karakteristikat anti-mikrobike të alicinës ndihmojnë në vrasjen e mikrobeve dhe baktereve, të cilat shkakojnë dëmtime në kokë, transmeton rtv21.tv

Ju mund ta preni hudhrën në copëza të holla dhe pastaj ta fërkoni kokën me të ose ta përdorni vajin e hudhrës për të masazhuar zonat më problematike në kokën tuaj. Lëreni të qëndrojë ashtu për 30 minuta dhe pastaj lani flokët./21Media