Poezi e Imer Raçit, shkëputur nga libri me poezi i tij, “Më i bukuri varr”.

Poezi e Imer Raçit, shkëputur nga libri me poezi i tij, “Më i bukuri varr”.

Sot, nuk dua të zgjohem,
sot, nuk dua t’i hapi sytë,
dua të jetoj me ëndrrën time,
së paku një ditë.
Po eci në rrugë të akullta,
po kërkoj lulen më të bukur.
Ajo paska lulëzuar në mes të dimrit!

Po eci, lulen më të bukur nuk e kërkoj kot.
Po e nuhas një aromë.
Era po tund çdo gjë rreth meje,
madje po më orienton,
e di, tek lulja më e bukur, atje po më dërgon.
Sa jam rrëqethur,
lulen më të bukur sot po e kërkoj.
Arrita, e gjeta lulen më të bukur,
të një kopshti madhështor.
E gjeta, tek një gur i gdhendur,
me një epitaf të zi,
tek varri më i bukur,
i Nënës sime,
një lule e bardhë qëndronte aty./21Media