Urimi i veçantë i Leonitës për Granitin

Urimi i veçantë i Leonitës për Granitin

Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita sot e uroi bashkëshortin e saj me rastin e ditëlindjes.

Leonita për ditëlindjen e 27-të të Granitit publikoi tri imazhe të bukura të bashkëshortit, me ç’rast edhe thuri disa fjali mjaft domethënëse.

Në imazhet e publikura për 187 mijë ndjekësit e saj në instagram, Graniti dhe Leonita shihen gjysmë të zhveshur, shkruan rtv21.tv

Nga viti 2017 Granit Xhaka është martuar me Leonita Lekajn, të cilët janë në pritje për tu bërë prindër.

Granit Xhaka, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës është lindur në Basel të Zvicrës, por prindërit janë shqiptarë nga Kosova. Ai është vëllai i Taulant Xhakës, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist dhe luan për FC Baselin dhe ekipin kombëtar shqiptar. Familja e tyre ishte zhvendosur nga Kosova (Podujeva) në Zvicër pak para se fëmijët e tyre të lindnin./21Media