Fjolla ka festuar 33-vjetorin e lindjes

Fjolla ka festuar 33-vjetorin e lindjes

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e përfolur në media, Fjolla Morina dje ka festuar 33-vjetorin e lindjes. Fjolla ka pranuar urime të shumta nga miqtë e saj, të cilët janë munduar që ta bëjnë edhe më të veçantë këtë ditë për artisten.

Fjolla ka publikuar disa storie në Instagram, pamje nga festa, ku shihet se pranë i kanë qëndruar personat më të dashur për të, transmeton rtv21.tv

Morina ka publikuar një fotografi kur kishte qenë bebe në krahët e babait, ajo ka vendosur të tregojë që ndihet falënderuese që po jeton edhe një vit tjetër.

“Po hap edhe nje vit tjeter ne jeten time. E bekuar por mbi te gjitha me koken lart sepse po le pas nje vit ku nuk kan munguar momente te lumtura,te hidheruara,gezime,deshtime e sfida. Por te gjitha keto me kane bere ate qe une jam sot,nje femer e fort dhe me karakter. Shume mirenjohese per te gjithe ato njerez qe me kane qendruar prane ne dite te mira dhe ato te keqija. Sot, dua vetëm të falënderojë Zotin që po më jep edhe një vit jetë. Urime ditëlindja për mua. 33 asnjëherë nuk është dukur kaq bukur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografisë së publikuar.

“Fustani” është projekti i fundit muzikor i këngëtares në bashkëpunim me Manin. Kënga është publikuar më 17 tetor dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media