Befasia e Bleros për ndjekësit

Befasia e Bleros për ndjekësit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, qe sa kohë është duke punuar për projekte të reja. Sot, përmes Instagramit, këngëtari tregoi se gjysmë-albumi i tij, siç i referohet ai, do të publikohet më 30 qershor. Ky gjysmë-album do të përmbajë gjithsej gjashtë këngë dhe e veçanta e tij do të jetë ana vizuele, shkruan rtv21.tv

“30 qershor -6 COP JETË- nje gjysem Album me 6 projekte te reja, qe do te precjellet me anen vizuale ne form seriali. Wait for it”, shkroi ai krahas një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

 

View this post on Instagram

 

30 qershor -6 COP JETË- nje gjysem Album me 6 projekte te reja, qe do te precjellet me anen vizuale ne form seriali. Wait for it 💣

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

Përkrahësja e tij më e madhe padyshim që është partnerja e tij, Afrona Dika, e cila i komentoi se mezi po e pret publikimin e këtyre projekteve.

Kujtojmë se Blero dhe Afrona në muajin shtator do të martohen. Për argëtimin e të pranishmëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkëlzen Jetishi./21Media