Shumë shpejt kënga e re nga Dua

Shumë shpejt kënga e re nga Dua

Edhe pak ditë kanë mbetur që ylli i muzikës Dua Lipa të publikojë këngën e re.

Përmes një postimi në Facebook Dua ka njoftuar se ka finalizuar projektin e ri, të cilin do ta lansojë më 31 janar.

“Physical” titullohet kënga e cila do jetë pjesë e albumit të ri “Future Nostalgia”, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

PHYSICAL – JAN 31ST!!!!! 💛

A post shared by FUTURE NOSTALGIA 2020 🔐💛 (@dualipa) on

 Dua aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës “Don’t start now”, të publikuar në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Kujtojmë që kënga e saj, New Rules”, e cila i  dha famë të madhe edhe përtej Oqenait Atlantik ka arritur të klikohet mbi dy miliardë herë në youtube dhe për këtë sukses ajo ka falënderuar fansat e saj për dashurinë dhe mbështetjen./21Media