Cila do të jetë kënga e radhës e saj?

Cila do të jetë kënga e radhës e saj?

Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Loredana Zefi, ditë më parë njoftoi se së shpejti do të sjellë një album të ri, duke treguar edhe titujt e këngëve. Disa nga to janë publikuar e disa do të publikohen gjatë ditëve në vijim.

Ndërsa dje përmes disa storieve tregoi se më 13 shtator do ta sjellë projektin e radhës, por duke mos dhënë më shumë detaje, transmeton rtv21.tv

Një nga këngët e albumit është dedikim për personin më të dashur për të, vajzën e saj, Hanën.

Edhe bashkëpunimi me Meron, “Kein Plan”, që u publikua para disa ditësh do të jetë pjesë e albumit. Ky projekt numëron mbi 7 milionë klikime./21Media