"Era hit"

“Era hit”

Rep-artisti i mirënjohur ferizajas, Mozzik së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor. Lajmin e dha për fansat përmes një fotografie në Instagram, ku ndër tjerash tregoi edhe datën e publikimit të këngës së re. Njoftoi se ky videoprojekt do të publikohet më 13 dhjetor, transmeton rtv21.tv

“13 DHJETOR DIGJET LOJA EDHE NIHER”, shkroi ai krahas fotografisë.

Ndërsa përmes disa storieve u shpreh se ky do të jetë hit i radhës.

Projekti paraprak i tij është “Dhelpër dinake”, që rezultoi shumë i suksesshëm. Ky videoprojekt numëron mbi 11 milionë klikime./21Media