Këngëtari zbulon datën e publikimit

Këngëtari zbulon datën e publikimit

Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri para disa dite ka lajmëruar se është duke punuar për projektin e tij më të ri.

Kurse, sot ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se kënga e re publikohet të premten në ora 14:00.

“Hajt hajt” mban titullin kënga më e re e Butrintit, shkruan rtv21.tv

Madje, ky projekt do të jetë edhe më i veçantë, sepse pjesë e klipit do të jetë edhe prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito, për të cilën është përfolur se është në lidhje me Butrint Imerin.

 

View this post on Instagram

 

E premte (07.06.2019), ora 14:00 🤫🔥

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

“Sa gjynah” është projekti i fundit muzikor i Butrintit në bashkëpunim me rep-artistin shqiptar, Majk. Kënga është publikuar më 7 prill dhe deri më tani numëron mbi 11 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media