Së shpejti publikohet klipi i "Ritual"

Së shpejti publikohet klipi i “Ritual”

Artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, më 31 maj ka publikuar këngën “Ritual” në bashkëpunim me Dj Tiesto dhe Jonas Blue, vetëm në versionin audio. Ky projekt i artistes shqiptare u mirëprit nga fansat e muzikës së saj.

Sot, përmes Instagramit artistja informoi fansat se klipi i këngës “Ritual” do të publikohet pas dy ditësh, pra më 20 qershor. Në klip, artistja shqiptare duket shumë atraktive, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

If you dare… 🙏 #RITUAL 🙏 THE VIDEO: 06.20.2019 ✨ @tiesto @jonasblue

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Fansat po e presin me padurim klipin e këngës./21Media