Këngëtari thuri disa fjali të bukura

Këngëtari thuri disa fjali të bukura

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sabri Fejzullahu porsa i uroi mbesës së vogël, Anës mirëseardhje në jetë.

Ai publikoi një imazh të bukur të djalit të tij, Ermalit me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, krahas së cilës shkroi edhe disa fjali të bukura.

“O Zot i madh sa te lumtur jemi Nera e Une me Juve. Mire se na erdhe ne jete o shpirti yne Ana,Qofsh e lumture perjete”, shkroi Sabriu në instagram, ku numëron 10 mijë e 800 ndjekës, shkruan rtv21.tv

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu më 25 shtator është bërë baba për herë të katërt. Ermali dhe Ariana ka vite që janë martuar dhe bashku kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë./21Media