Shkrihet akulli mes tyre

Shkrihet akulli mes tyre

Modelja e njohur braziliane, Adriana Lima ka bërë të ditur se është pajtuar me të dashurin e saj, shkrimtarin e njohur turk, Metin Hara, shkruan rtv21.tv

37 vjeçarja me një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shihet duart e tyre të shtrënguara, ka treguar se akulli mes tyre është shkrirë.

Të njëjtë fotografi e ka ndarë me ndjekësit e tij edhe shkrimtari turk.

 

Ndryshe, Adriana Lima në nëntor të vitit 2018 i dha fund karrierës 19 vjeçare si modele./21Media