Exhe në lidhje me Mert Yazıcıoğlun?

Exhe në lidhje me Mert Yazıcıoğlun?

Para pak ditësh, aktori i njohur turk, Mert Yazıcıoğlu ka festuar ditëlindjen e 26-të. Ndër urimet e veçanta ka qenë edhe urimi i aktores turke, Afra Saraçoğlu, apo siç njihet me rolin e “Exhes”, te seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”.

Ajo ka publikuar një storie në Instagram me aktorin dhe sipas asaj që kanë raportuar mediat turke, duket se Merti dhe Afra janë në lidhje edhe jashtë filmit İyi Oyun, ku luanin të dy aktorët.

Sipas mediave turke kjo lidhje mes tyre ka nisur në shtator të vitit 2018. Madje, në një event ata u panë bashkë.

Aktorja është e angazhuar me serialin Kardes Çocuklari, ku luan përkrah aktorit të njohur, Furkan Andic./21Media