2 gota në ditë që bëjnë mrekulli

2 gota në ditë që bëjnë mrekulli

Të gjithë duam bark të sheshtë, por për fat të keq kjo është shumë e vështirë të arrihet.

Përveç një diete të shëndetshme, ju duhet të ushtroheni shumë në mënyrë që të keni një trup të rregullt.

Ju prezantojmë një pije të shëndetshme që mund të eliminojë toksinat nga trupi juaj duke përmirësuar kështu shëndetin e përgjithshëm.

Përbërësit:

1 lugë çaji mjaltë

1 filxhan lëng qitro

2 lugë çaji uthull molle

Përgatitja:

Vendosini përbërësit në një blender derisa të merrni një përzierje homogjene. Pini një gotë nga kjo përzierje para se të hani drekë ose darkë për një javë rresht.

Përzierja funksionon më së miri falë përbërësve dhe vlerave ushqyese të tyre.

Qitro është një frutë me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët, me pak kalori dhe përmban rreth 2 gr fibra.

Sipas studimeve, ngrënia e një gjysmë qitro në ditë mund të përshpejtojë procesin e djegies së yndyrës dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt.

Ndërsa, uthulla e mollës përmirëson tretjen tuaj dhe zvogëlon kohën e kalimit të yndyrave, duke ndihmuar në tretjen e ushqimit. Mjalti përmban sheqer natyral, vitamina të dobishme si dhe minerale./21Media