Truket më të mira për heqjen e njollave

Truket më të mira për heqjen e njollave

Njollat e verdha të djersës në këmishat apo bluzat e bardha janë skenari më i zakonshëm që ju kanë zënë e do të vazhdojnë t’ ju zënë sytë. Andaj ne ju prezantojmë disa truke të thjeshta që do të heqin njollat e verdha menjëherë.

Një ndër truket më të mira për të hequr njollat e verdha të djersës rreth qafës dhe sqetullave është duke përzier 2 litra ujë me lëngun e 1 limoni. Pasi ta vini të ziejë, shtoni në të detergjent larës dhe një lugë gjelle kripë. Shtoni veshjet tuaja në enën me ujë dhe lërini aty për 40 minuta. Në fund shpëlajini dhe nxirreni të thahen.

Qumështi i ftohtë njihet për aftësinë e tij pastruese kur bëhet fjalë për njollat e yndyrës mbi veshjet e mëshinit, por kjo nuk e kufizon vetëm në këtë gjë. Ju mund ta përdorni gjithashtu edhe për pastrimin e njollave të verdha të djersës. Lajini këmishat, fustanet dhe veshjet e tjera si zakonisht. Ndërsa në larjen e fundit mos përdorni detergjent, por shtoni qumësht të ftohtë në zonat ku keni vënë re njolla. Lërini në ujë të vakët për rreth 30 minuta dhe në fund shpëlajini./21Media