Publikohet orari zyrtar i provave

Publikohet orari zyrtar i provave

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Jonida Maliqi do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit më 16 maj dhe do të jetë e 14-ta në radhë. Pak para performancës, Jonida do të mbajë prova në skenën e Eurovisionit në Tel Aviv. Siç bëhet e ditur nga faqja e Eurovision Kosova në Facebook, provat e këngëtarëve do të nisin nga data 4 maj, kurse përfaqësuesja shqiptare provën e parë do ta ketë më 7 maj nga ora 12:40 deri në 13:10. Prova e dytë do të mbahet më 11 maj nga ora 11:40-12:00.

Më 15 maj do të mbahet prova e e veshjeve dhe në mbrëmje prova gjenerale, në të cilën do të votojë juria profesionale.

Jonida Maliqi do ta prezantojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Ktheju tokës”, të cilën do ta këndojë në shqip. Tema kryesore e këngës është migrimi, dedikim për gjithë shqiptarët që jetojnë nëpër botë./21Media