Urimi i Lules për Medën

Urimi i Lules për Medën

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Mehedin Përgjeqaj sot feston ditëlindjen e 40-të. Me rastin e ditëlindjes, këngëtari sot natyrisht që do të marrë urime të shumta.

Një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes i ka bërë bashkëshortja e tij, Luljeta, shkruan rtv21.tv

Përmes një imazhi të bukur, në të cilin shihet së bashku me këngëtarin, Lulja ka uruar që Meda t’i bëjë edhe 100 vjet bashkë me familjen.

“Shum Urime per ty dashuri, ishalla edhe bashk me neve Love you.”, ka shkruar Lulja krahas imazhit.

Meda dhe Lulja janë të martuar qe disa vite dhe së bashku kanë katër fëmijë./21Media