Adea ka publikuar një foto të bukur me nënën

Adea ka publikuar një foto të bukur me nënën

Adea Pula mbetet një prej këngëtareve më të dashura për fëmijë, ndonëse nuk publikoi ndonjë këngë për të rritur. Interpretuesja e hitit “Tungare” edhe pse është larguar nga muzika prapë se prapë mbeti person mediatik, shkruan rtv21.tv

Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

E ëma e Adeas, sot feston ditëlindjen e me këtë rast, Adea përmes rrjetit social Instagram, ka uruar atë për ditëlindje.

Këngëtarja ka publikuar një  fotografi së bashku me nënën teksa ka shkruar, “Urime ditëlindjen jetë. Pa ty asgjë s’do kishte kuptim. Rrënofsh sa malet”.

Ndryshe, se a do ta shohim Adean teksa do t’i  kthehet botës së muzikës mbetet të shihet. /21Media