Urimi i veçantë i Taulantit për Granitin

Urimi i veçantë i Taulantit për Granitin

Futbollisti i njohur shqiptar dhe mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka sot feston ditëlindjen e 27-të. Me rastin e ditëlindjes, futbollisti i njohur po merr urime të shumta nga familjarë, miqë e kolegë të shumtë.

Në mesin e urime, Graniti sot mori një urim të veçantë nga vëllai i tij, Taulanti, shkruan rtv21.tv

Taulanti e uroi vëllain e tij përmes disa fotografive të bukura, të cilat i publikoi në instagram për 336 mijë ndjekësit e tij.

“Happy birthday Bro!”, shkroi Taulanti krahas imazheve.

Granit Xhaka, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës është lindur në Basel të Zvicrës, por prindërit janë shqiptarë nga Kosova. Ai është vëllai i Taulant Xhakës, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist dhe luan për FC Baselin dhe ekipin kombëtar shqiptar. Familja e tyre ishte zhvendosur nga Kosova (Podujeva) në Zvicër pak para se fëmijët e tyre të lindnin./21Media