Lexoni me kujdes këto këshilla

Lexoni me kujdes këto këshilla

Për shumë nga ju që e keni kompleks peshën, ja disa produkte që do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Vezët

Vezët janë të pasura me proteina, vitamina, antioksidantë dhe yndyrna “të mira”. Një vezë përmban vetëm 85 kalori dhe ka një veçori të mahnitshme të ngopjes. Gjithashtu përmban kolinë, e cila lufton yndyrën e tepërt në trupin tonë, transmeton rtv21.tv

Arrat

Arrat përmirësojnë proceset metabolike në trup dhe ju ndihmojnë të ndiheni të plotë (por jo arra me sheqer, kripë, mjaltë ose gjalpë!). Ato përmbajnë omega-3, celulozë, antioksidantë dhe acid linolenik, gjë që largon ndjenjën e urisë.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit përmban omega-9 (i cili ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit), zvogëlon oreksin, shpejton metabolizmin dhe ndikon në mënyrë të dobishme në stomak, lëkurë dhe flokë./21Media