“Me krijimin e ushtrisë krijohet stabilitet në Ballkan”

A është i mjaftueshëm numri i ushtarëve, sipas Abdullahut

Formimi i Ushtrisë ishte temë e diskutimit sonte në emisionin “Click” në RTV21. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Shefki Abdullahu vlerësoi se ushtria e cila po formohet do të krijoj stabilitet.

“Përfundimisht do të krijohet stabilitet Ballkan sepse ndodh diçka reale. Ushtria e Kosovës nga nesër do t’i ektë 5 mijë aktiv dhe 3 mijë rezervë aktualisht KFORI i ka 4 mijë e 500. “, tha Abdullahu.

Ai shtoi se një numër i tillë i ushtarëve të FSK-së do të jetë i mjaftueshëm për një Forcë Mrojtëse në rast të ndonjë agresioni që mund t’i kanoset nga ndonjë shtet fqinj.

Ndërkohë nesër është paraparë që të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri./21Media

Back to top button