Haskuka flet pas takimit me Bahtirin

Haskuka flet pas takimit me Bahtirin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është takuar sot me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, shkruan rtv21.tv

Haskuka ka thënë se së bashku me kryetarin Agim Bahtiri do të punojmë natë e ditë që ta bëjnë ndryshimin, që e keqja të largohet njëherë e përgjithmonë.

“Nga veriu në jug, së bashku me kryetarin Agim Bahtiri do të punojmë natë e ditë që ta bëjmë ndryshimin, që e keqja të largohet njëherë e përgjithmonë. Ashtu siç e sjellëm ndryshimin në Prizren e Mitrovicë, tash me Kryeministër Albin Kurtin do ta bëjmë ndryshimin në gjithë Kosovën. Luftimin e krimit dhe korrupsionit nuk mund ta bëjnë ata që kanë bashkëqeverisur me dekada, por këtë mund ta bëjë vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE me në krye Albin Kurti”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka aderuar më 23 gusht në Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjatë një ceremonie të veçantë ka bërë të ditur arsyen e këtij veprimi duke përmendur faktin se asnjëherë nuk ka pasur mbështetjen e qeverisë për mbrojtjen e qytetit të Mitrovicës dhe as të anëtarëve të AKR-së ku ai ishte nënkryetar./21Media