Kishte edhe të shtëna me armë zjarri

Kishte edhe të shtëna me armë zjarri

Në mëngjesin e sotëm disa persona të armatosur kanë hyrë për të grabitur një bankë në Shtime.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehemtali Hajdini.

Sipas Hajdinit ka pasur edhe të shtëna me armë gjatë ndjekjes.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si dhe nëse kanë arritur të vjedhin para.

Portali rtv21.tv do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin./21Media