Ai po shijon pushimet në vendin e lindjes

Ai po shijon pushimet në vendin e lindjes

Jose Mourinho ka pranuar se po i mungon futbolli dhe është plotësisht i gatshëm për sfidën e tij të radhës.

Ish-trajneri i Chelseas dhe Real Madridit këmbëngul se do të presë mundësinë e duhur për të nisur punë te ndonjë skuadër.

“Jam i mbushur plotë zjarr. Po shijoj pushimet në vendlindje si asnjëherë më parë. Më mungon futbolli shumë. Më mungon futbolli, kam një kompromis me veten time, me njerëz që më duan, me aq shumë tifozë që kam në të gjithë botën, aq shumë njerëz sa kam frymëzuar. Jam i gatshëm të rikthehem”,  deklaroi Mourinho për Sky Sports.

Trajneri portugez është shkarkuar nga Manchester United më 18 dhjetor të vitit të kaluar.