“Të dua motër”

“Të dua motër”

Sot këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha feston ditëlindjen.

Ajo ka mbushur 30 vjet dhe bashkë më këtë përvjetor të saj, bebe ka publikuar edhe një këngë të re Not 20 Anymore”, që flet për njerëzit që i frikësohen të 30-tave.

Bebe ka marrë urime nga familjarë e fansa, ndërsa një më i veçanti ka qenë edhe urimi që ka marr nga ylli tjetër shqiptar, Rita Ora e cila po qëndron në Kroaci për një koncert ku ka mbledhur mijëra njerëz.

Rita në instagram ka publikuar një fotografi me Bebën të cilës i ka uruar aasaj ditëlindjen duke iu referuar si motër.

“Gëzuar ditëlindjen e 30-të për motrën time jo-biologjike, Bebe Rexha. Vazhdo të jesh vajzë e guximshme ashtu siç je! Shpresoj të kesh ditën dhe spektaklin më të mirë ndonjëherë! Te dua motër”, ka shkruar Rita në urimin e saj./21Media