Sipas Pantinës, pa një gjyqësor të fuqishëm nuk mund të ketë një shtet të së drejtës

Sipas Pantinës, pa një gjyqësor të fuqishëm nuk mund të ketë një shtet të së drejtës

Partia Socialdemokrate e Kosovës në shënimin e njëvjetorit të riaktivizimit të saj, sot ka paralajmëruar se është e gatshme për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe ka kërkuar nga partitë tjera opozitare që të sjellin nënshkrimet e tyre për të nisur një mocion mosbesimi.

Kryetar i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se Kosova është sot në një gjendje me probleme të punësimit dhe zhvillimit ekonomik, gjë e cila, sipas tij, po ndikon në ikjen e të rinjve, ndërsa iu kundërpërgjigj akuzave të pjesës tjetër të opozitës se kjo parti po mbështet vazhdimin e qeverisjes aktuale në nivelin vendor.

Ahmeti ka akuzuar partitë që ishin në pushtet paslufte se nuk kanë punuar për të mirën e qytetarëve, duke u marrë më tepër me interesat e veta gjë që ka çuar në dështimin e tyre, ndërsa ka pasur edhe një fjalë për Vetëvendosjen.

Ndërsa, deputetja Shqipe Pantina ka thënë se pa një gjyqësor të fuqishëm nuk mund të ketë një shtet të së drejtës dhe e vetmja zgjidhje sipas saj është vettingu.