Çifti po feston një ditë të veçantë

Çifti po feston një ditë të veçantë

Këngëtari dhe gruaja e tij sot kanë një ditë shumë të veçantë. Albatrit Muqiqi sot feston datëlindjen e gruas së tij, Egzona Muqiqi.

Për tri vite martesë ata janë bërë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djalit.

28 vjeçari e ka urar bashkëshorten e tij me një urim shumë të veçantë dhe me pak fjalë, kështu duke shprehur dashurinë qe ka për Egzonën, shkruan rtv21.tv.

Shumë urime per ty zemra jem. Qofshim gjithmonë kështu se bashku.Të dua shumë” ka shkruar Albatrit në një foto të postuar në llogarinë e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Shumë urime per ty zemra jem 🎉❤️ Qofshim gjithmonë kështu se bashku Të dua shumë❤️

A post shared by A L B A T R I T M U Q I Q I (@albatritmuqiqi) on

Dyshja e njohur janë shumë të pëlqyer nga fansat, teksa vazhdojnë të jenë emra shumë të ndjekur edhe në rrjetet sociale. Ata në vitin 2016 u martuan me një dasëm të veçantë e tradicionale, ku ahengu u organizua në një nga hotelet e Prishtinës.

Ndërsa, kur jemi te ana profesionale, Albatriti vjen nga një familje e artistëve të mëdhenj, Merita Spahiu dhe Nysret Muqiqi. Duke vazhduar kështu edhe ai traditën familjare.“Për ty” titullohet kënga e fundit e Albatritit, të cilën e ka publikuar në muajin korrik./21Media