Sukseset nuk kanë të ndalur për Erën

Sukseset nuk kanë të ndalur për Erën

Kënga “Bonbon” e Era Istrefit, përveç se ka arritur 658 milionë klikime në kanalin Youtube duke u bërë një nga këngët më të dëgjuara shqipe, i ka hapur rrugën artistes drejt skenës ndërkombëtare. Mund të themi se kjo këngë ka ndikuar që këngëtarja të njihet ndërkombëtarisht dhe po ashtu të performojë në një nga eventet më të mëdha në sferën e sportit, në “Kampionatin Botëror”.

Por, sukseset për këtë këngë nuk kanë të ndalur. Ky projekt i artistes, i publikuar para tre vjetësh, është në prapavijën e serialit të njohur “Dynasty”. Në një nga skenat e këtij seriali, dëgjohet projekti “Bonbon” dhe këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një storie në Instagram, transmeton rtv21.tv

Ky projekt ka lënë gjurmë në industrinë e muzikës.

Artistja ka publikuar bashkëpunimin me motrën e saj, Norën që mban titullin “Nuk e di”./21Media