Diskutohet për rëndësinë e projektit “Subvencionimi në pagë”

Projekti ka ndihmuar shumë punëkërkues  të punësohen

Me qëllim të punësimit të punëkërkuesve, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me UNDP ka ndihmuar disa biznese që të punësojnë punëtorë në periudha të caktuara kohore me anë të subvencionimit në pagë.

Kurse në lidhje me këtë, se si është realizuar kjo skemë dhe sa ka qenë e rëndësishme kjo skemë për bizneset, u diskutua në emisionin “Start Up” të RTV21.

Zylkifli Obertinca, udhëheqës i zyrës së punësimit në Prishtinë në lidhje me programin tha se projekti i subvencionimit të pagës ka qenë njëri ndër projektet me joshëse për bizneset pasi që siç tha Obertinca vet projekti ka për qëllim të krijoi mundësinë për punë për punëkërkuesit duke i subvencionuar punëdhënësit që t’i rekrekuetojnë ata.

Alban Kryeziu, zyrtar i projektit të UNDP “Programet aktive të tregut të punës” tha se skema e subvencionimit është treguar e suksesshme dhe se kanë përfituar shumë punëkërkues, shkruan rtv21.tv

“Qëllimi i skemës është subvencionimi i pagës duke lidhur kontratë afatgjatë për punëkërkues të papunë për një preiudhë kohe 12 mujore dhe subvencionimi bëhet varësisht nga kategoria e personit të papunë i cili sistemohet dhe në të njëjtën kohë është edhe mbështetje për biznesin i cili për një periudhë të caktuar 50 % e pagës së punë kërkuesit i subvencionohet”, tha Kryeziu.

Drejtoresha e rrjetit te institucioneve parashkollore “Bardha”, Gzime Rexhepi tregoi se ajo kishte përfituar nga skemat e subvencionimit të pagës edhe se disa nga punëkërkuesit të cilat i ka marrë në biznesin e saj janë ende në punë dhe se ndër vite ajo po vazhdon të ndihmohet nga qendra e punësimit e mbështetur nga UNDP.

Raimonda Neziri, menaxhere ne kompaninë “Fleksograf” po ashtu tha se kompania e saj ka përfituar nga këto skema duke punësuar 6 punëtorë dhe 4 nga ta janë tashmë të punësuar me kontratat afatgjatë në kompaninë e tyre.

Valmir Kryeziu nga “VNK Group”, po ashtu tha biznesi i tyre ka përfituar shumë nga skema e punësimit, duke gjetur kuadrot e duhur për punën që kompania e tyre e bënë./21Media

Back to top button