“Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”

“Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes kësaj ftese po ashtu ka shfaqur orientimin e tij për të përmirësuar dhe rritur bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” prej orës 11:00.

Raporti i Freedom House vlerëson se Kosova radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit