Vendi është përmbytur nga shiu që nga e premtja

Vendi është përmbytur nga shiu që nga e premtja

Më shumë se 100 njerëz kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shiu në shtetet indiane, Uttar Pradesh dhe Bihar.

Trafiku hekurudhor, lëvizja e automjeteve, shërbimet e kujdesit shëndetësor, shkollat dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë në të dy shtetet, thanë zyrtarët.

Një raport i qeverisë Uttar Pradesh tha se 93 njerëz kanë vdekur që nga e enjtja.

Numri i të vdekurve në Bihar është 29, sipas autoritetit shtetëror të menaxhimit të katastrofave, transmeton rtv21.tv.

Vendi është përmbytur nga shiu që nga e premtja, duke zhytur shumë zona banimi.

Agjensia e lajmeve PTI citoi një zyrtar të ketë thënë se sasia e shiut ishte “plotësisht e papritur”.

Qeveria e shtetit ka kërkuar nga Forcat Ajrore Indiane që helikopterët dhe makinat të pompojnë ujin.

Skena të ngjashme janë raportuar edhe nga shteti fqinj Uttar Pradesh./21Media