Më shumë se 300 mijë të vrarë në dekadën e konfliktit sirian, thotë OKB

Më shumë se 300,000 civilë janë vranë në një dekadë në Siri , në një luftë civile që ka filluar në vitin 2011, sipas Kombeve të Bashkuara.
Shifra paraqet 83 vdekje civile, duke përfshirë nëntë gra dhe 18 fëmijë, çdo ditë për 10 vjet deri në vitin 2021, sipas një raporti të gjerë të lëshuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Shifrat e viktimave të lidhura me konfliktin në raport nuk janë thjesht një grup numrash abstraktë, por përfaqësojnë qenie njerëzore individuale”, ka  thënë Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Ndikimi i vrasjes së secilit prej këtyre 306,887 civilëve do të kishte pasur një ndikim të thellë, kumbues në familjen dhe komunitetin të cilit ata i përkisnin.”
Raporti citon 143,350 vdekje civile që janë dokumentuar individualisht nga burime të ndryshme me informacion të detajuar, duke përfshirë emrat, datat dhe vendndodhjen e vdekjes.
Raporti i OKB-së nuk përfshin njerëz të vrarë në luftë, familjet e të cilëve nuk i kanë njoftuar autoritetet, as nuk përfshin vdekjet e ushtarëve dhe luftëtarëve, por numri i tyre besohet të jetë në dhjetëra mijëra, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Lufta civile e Sirisë ka filluar gjatë Pranverës Arabe në vitin 2011 si një kryengritje paqësore kundër presidentit të vendit, Bashar al-Assad.
Ngjarjet ishin përshkallëzuar shpejt, duke shkatërruar jetët e miliona njerëzve, duke shkatërruar qytete, duke tensionuar politikën globale dhe duke nxitur përpjekjet diplomatike që kishin vazhduar të viheshin në dyshim vazhdimisht./21Media

Back to top button