Në Jemen çmimet e ushqimit dhe lëndëve djegëse janë duke "fluturuar"

Në Jemen çmimet e ushqimit dhe lëndëve djegëse janë duke “fluturuar”

Më shumë se pesë milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në vendin e ndarë nga lufta.

“Save the Children” bëri këtë paralajmërim duke shtuar se e gjithë gjenerata mund të përballet me vdekjen dhe urinë në një shkallë të pashembullt deri më tani. Konflikti tre vjeçar në mes të forcave saudite të Jemenit të përkrahura nga qeveria dhe rebelëve Huthi të lidhur me Iranin, e ka sjellë vendin thuajse në gjendje kolapsi, duke lënë shumë njerëz në pamundësi për të përballur shpenzimet e bukës dhe ujit, raporton The Telegraph.

“Miliona fëmijë nuk e dinë kur vakti i tyre i radhës do të vijë”, tha Helle Schmidt, nga “Save the Children”.

Deri më tani janë identifikuar katër milionë fëmijë që rrezikojnë të vdesin nga uria, kurse “Save the Children” ka paralajmëruar se edhe një milion të tjerë mund të përballen me urinë, përderisa betejës nuk po i shihet fundi.

Teksa Shmidt përshkruan gjendjen e fëmijëve, ajo thotë se ka parë fëmijë që ishin aq të dobët- sa nuk mund as të qanin, sepse trupat e tyre veçse i ishin dorëzuar urisë.

Çmimet e ushqimit në disa pjesë të vendit janë dyfishuar vetëm në ditët e fundit, organizata jo qeveritare bëjnë të ditur se disa familje duhet të zgjedhin nëse duan të paguajnë për të dërguar një fëmijë në spital, apo të sigurojnë ushqim për pjesën tjetër të familjes.

Një total prej 5.2 milionë fëmijësh në Jemen momentalisht janë në rrezik që të vdesin nga uria.