Pritje edhe në Jarinje

Pritje edhe në Jarinje

Mërgimtarët që janë duke e lënë Kosovën, pas përfundimit të pushimeve dimërore, janë duke u përballur me pritje të gjata.

Siç raporton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën doganore në Merdare, pritjet shkojnë deri në 280 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 1.6 km.

Pritje me orë të tëra janë duke përjetuar mërgimtarët edhe në pikën kufitare Jarinje. Aty mërgimtarët detyrohen të presin deri në 180 minuta, kurse kolona e automjeteve është e gjatë 1 km.

Edhe në pikën kufitare Muçibabë, në mbrëmjen e sotme për ta lëshuar Kosovën duhet të pritet 90 minuta, kurse në Mutivodë pritet deri në 150 minuta,

Sa herë mërgimtarët vijnë në Kosovë dhe kur kthehen në mërgim, gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit, detyrohen të presin me orë të tëra në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.