"Këndoj për të ndërtuar"

“Këndoj për të ndërtuar”

Finalja e edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike” do të mbahet më 7 dhjetor. Ndonëse u prit me shumë emocione finalja e madhe e këtij festivali, tragjedia e Shqipërisë tronditi botën e artit.

Producenti i festivalit, Ardit Gjebrea njoftoi sot se “Kënga Magjike” do të mbahet dhe të ardhurat nga festivalit do të dedikohen për një familje në Thumanë, transmeton rtv21.tv

“#kendojpertendertuar

Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.
#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi.”, shkroi Gjebrea në Instagram.

Artistja e mirënjohur e skenës, Besa Kokëdhima njoftoi se do të tërhiqet nga ky festival. U shpreh se nuk është në gjendje të performojë.

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri ka arritur në 49, ndërsa të lënduar janë qindra persona./21Media