E pazakonshme!

E pazakonshme!

Një person gjysmë i zhveshur, me një thikë të ngulitur në shpinën e tij, u largua nga spitali i Kazanit të Rusisë dhe nga departamenti i emergjencës për të pirë një cigare.

Nga shpina e Vladimirit, 34-vjeçar, po rridhte gjak dhe ai u kthye brenda vetëm kur mjeku e urdhëroi atë se nëse nuk kthehej do ta rrezikonte jetën e vetë.

Pastaj, 34 vjeçari i u kthye brenda në dhomën e spitalit, në qytetin rus të Kazanit, shkruan rtv21.tv

Infermierja e xhiroi atë përgjatë misionit të tij për cigare – vetëm në të brendshme, përderisa pjesëtarët e stafit të shokuar, mundoheshin ta ndalnin atë.

Ai u therë me thikë pas një konflikti, por nuk dihen detajet. Thika ishte ngulitur aq shumë, saqë vetëm mbajtësja vërehej.

Stafi i ambulancës vendosi pambuk rreth thikës, pa rrezikuar nxjerrjen e saj. Stafi i spitalit po e zhveshte atë, kur ai iu tha atyre se ka për të bërë diçka dhe vazhdoi të ecë.

Në video shihet një infermiere teksa e pyet: “Vladimir, a je i çmendur?” Pastaj tenton ta ndalojë atë. “Është ftohtë jashtë. Eja brenda”. Ai u kthye dhe i tha asaj “për cigare”.

Ajo i tha atij se nuk ka cigare dhe e quajti atë të çmendur, por pavarësisht kësaj ai doli jashtë edhe pse temperaturat ishin -10 gradë.

Pastaj një doktor ia tërhoqi vëmendjen: “Do të vdesësh”. Mjeku i tha: “Le të shkojmë, merre një injeksion dhe shko në shtëpi”.

34 vjeçari hoqi dorë dhe u kthye brenda dhe infermierja i tha: “Do ta japim një injeksion dhe do të ju lëmë të shkoni në shtëpi”.

Një burim nga spitali regjional i Tatarstanit tha se ai është dorëzuar në Spitalin e regjionit të Zelenodolskit dhe se ai iu nënshtrua operacionit për ta larguar thikën. Ndërkohë, raportohet se gjendja e tij është stabile./21Media