Studim i Rutgers University New Brunswick

Studim i Rutgers University New Brunswick

Shkencëtarët amerikan thonë se uji i ftohtë largon mikrobet e duarve po aq sa uji i ngrohtë. Pra sipas tyre, nëse lani duart me ujë të ftohtë apo të nxehtë, ka të njëjtin efekt dhe qëllim.

Studimi i bërë në 20 persona, që përdorën ujë në 15 gradë dhe ujë të nxehtë në 38 gradë, rekomandon që njerëzit të lajnë duart sa më rregullisht.

Në këtë studim, shkencëtarët në Rutgers University New Brunswick donin të kuptonin nëse supozimet popullore rreth përfitimeve të ujit të ngrohtë ose të nxehtë dhe udhëzime mbi ujin e ftohtë janë të vërteta.

Studiuesit pranojnë se studimi i tyre është i vogël dhe se nevojitet më shumë punë për të përcaktuar mënyrat më të mira për të hequr bakteret e dëmshme.

Sipas tyre, duart duhet të lahen për të paktën 20 sekonda dhe theksojnë rëndësinë e përdorimit të sapunit për të mbuluar tërë sipërfaqen e duarve, për të qenë më e pastër./21Media